Mundësi financimi nga IUTE Credit
Ajo çfarë kemi dëshiruar gjithmonë është që të lehtësojmë blerjen për klientët tanë. Në Dream Mattress ju tani kani munësinë të bleni produkte dhe t’i paguani ato me këste.Një kusht që duhet plotësuar është që vlera e porosisë tuaj në total duhet të jetë më shumë se 5000 Lekë dhe me financim në vlerë maksimale 400'000 Lekë.
Bëni aplikimin nga shtëpia dhe merni konfirmimin vetëm me një telefonatë. Në momentin që korrieri sjell produktin tek ju,mund të firmosni kontratën tuaj.
Blerja me këste mund të bëhet vetëm nëpërmjet institucionit financiar luteCredit. IuteCredit operon duke u bazuar në termat dhe kushtet e vendosura prej tij dhe që klienti duhet ti lexoje dhe pranojë paraprakisht. Për tu informuar për këto terma dhe kushte mund të vizitoni faqen IuteCredit.
- Mosha e lejuar për të aplikuar është 18-70 vjeç.
- Duhet të jeni në marëdhënie pune.
- Të jeni shtetas Shqiptarë.
- Të keni dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë/ letërnjoftim.
- Historik të mirë kreditimi