Rreth Dream Mattress

Në vitin 2006 vjen për herë të parë një eksperiencë çlodhjeje dhe rehatie e paprovuar më parë nga konsumatorët shqiptarë. Ardhja e cilësisë më të lartë së dyshekëve italianë, prezanton për herë të parë kompaninë e dyshekëve ‘Dream Mattress’. Me një skuadër profesioniste dhe produkte që bëjnë diferencën në çdo aspekt, qëllimi i kompanisë ‘Dream Mattress’ është plotësimi i çdo kërkese në mënyrë të përkushtuar dhe ofrimi i zgjidhjes ideale për shijimin maksimal të gjumit.

Një gjumë i rehatshëm reflektohet në çdo aspekt të jetës së përditshme. Me numrin e klientëve tanë që rritet çdo ditë, rritet bashkë me të edhe numri i orëve të gjumit gjithnjë e më të rehatshëm. Nëse na pyesni neve, dysheku është një investim shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Kur bëhet fjalë për gjumin, nuk duhet të bëhen kompromise. Duhet bërë thjesht zgjedhja e duhur… 

‘Dream Mattress’- Fli rehat!