Në fuqi prej datës: 23.09.2021

Ne, IuteCredit Albania sh.a., regjistruar me Numër NIPT-i L42011023U, me seli dhe adresë të rregjistruar në: Rruga “Andon Z. Cajupi”, Ndërtesa Nr. 3, Hyrja Nr. 2, kati 3-te; me e-mail: [email protected] (“Shoqëria” ose “Kontrolluesi” ose “ne”), mbledhim dhe përpunojmë të Dhëna Personale të individëve, klientëve tanë palëve kontraktuale apo palëve të tjera në tregun Shqiptar (“Ju”). Shoqëria është një institucion financiar jo-bankë me licencë Nr. 31 datë 31.03.2015 lëshuar nga Banka e Shqipërisë (BSH). Ne jemi të ndërgjegjshëm per përgjegjësinë tonë për te ruajtur, mbrojtur dhe për t’u kujdesur për te Dhënat tuaja personale, në përputhje me legjislacionin respektiv në fushën e të dhënave personale dhe privatësisë.

Nëpërmjet kësaj Politike Privatësisë (“Politika” ose “Privatësisë ”), ju prezantojmë mënyrën sesi ne mbledhim dhe përdorim informacionin personal. Politika përshkruan çfarë metodash përdorim dhe me çfarë qëllimi, ofruesit tanë të shërbimeve, procesi i mbledhjes se informacionit prej jush dhe rreth jush për efekt të ofrimit të shërbimeve tona dhe dakordësimit të marrëveshjeve, dakordësimi i marrëveshjeve nëpër pikat tona të kontaktit në zyrat e Kontrolluesit, përmes ndërmjetësve tanë në procesin e kreditimit ose kur ju na vizitoni përmes faqes sonë zyrtare të web-it www.iutecredit.al (“Website”) dhe/apo përmes numrit tonë të shërbimit 044 50 50 60 (“Numri i Telefonit të Shërbimit”) dhe/ose Aplikacionit MyIute (“MyIute”) ose kanale të tjera që mund të vihen në dispozicion në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe shërbime të ofruara nga Shoqëria përmes palëve të treta (këtu e më poshtë referuar si “Kanalet në Dispozicion”). Ne gjithashtu sqarojmë cilat janë të drejtat e subjekteve të të dhënave dhe cilat janë detyrimet tona.

E rëndesishme!
Lexojeni këtë Politikë me vëmendje. Përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me mënyrën se si përpunojmë të dhënat personale dhe si shpjegojmë të drejtat tuaja ligjore. Kjo Politikë nuk ka për qëllim të ndryshojë kushtet dhe termat e asnjë marrëveshje të konkluduar më parë me Ne, as të drejtat që ju lindin Ju ne kuadër të legjislacionit të mbrojtjes së të dhënave personale.

Ne nuk ofrojmë shërbime për persona nën moshën 18 vjeç.
Nëse Ju jeni nën 18 vjec, ju lutem mos ndani asnjë të dhënë tuajën personale me ne.
Ne ju kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të na ndihmuar të mbajmë të dhënat tuaja personale të përditësuara, duke na informuar për çdo ndryshim të mundshëm në të dhënat tuaja personale.

Duke ndarë më Ne të Dhënat Tuaja personale, në cilindo prej kanaleve tona në dispozicionin tuaj, Ju na besoni dhe vullnetarisht pranoni kushtet dhe termat e Politikës sonë të Privatësis.

Në qoftë se Ju po ndani me ne informacion të një personi tjetër për llogari të tyre, Ju duhet të siguroheni që ky person ka dijeni për këtë Politikë Privatësie dhe kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm, përpara se të ndani informacionin.

  1. KONTROLLUESI
    1. Kontrolluesit e përbashkët të të dhënave janë IuteCredit Albania Sh.a. dhe IuteCredit Europe AS (këtu e në vijim referuar sëbashku si “Kontrolluesit e të Dhënave”):

    IuteCredit Albania Sh.a., NIPT L42011023U
    Adresa: Rruga “Andon Z. Çajupi”,Ndërtesa Nr.3, Hyrja Nr. 2, Kati 3-të, Tiranë, Shqipëri.
    Personi i Kontaktit (oficeri jonë për të Dhënat Personale) për çdo koment, pyetje apo shqetësim: Aida Alijaj (Ajdin)
    e-mail: [email protected]

    IuteCredit Europe AS, Kodi i Rregjistrimit 11551447
    Adresa: Maakri tn 19/1, Tallinn, 10145, Estonia
    Personi i Kontaktit (oficeri jonë për të Dhënat Personale) për çdo koment, pyetje apo shqetësim: Sander Zoova
    e-mail: [email protected]

    2. Kontrolluesi i të Dhënave është përgjegjës për mënyrën përpunimin e saktë dhe të ligjshëm të të Dhënave Personale të cilat janë mbledhur sipas ligjit nga Ju.
  1. KUSHTET DHE TERMAT E PËRDORURA
    Rregullorja ka të listuata 26 përkufizime të cilat nuk do të ishte e udhës të riprodhohen shumë herë. Gjithsesi, përkufizimet më thelbësore të lidhura me këtë Politikë janë si vijon:
    “Grup” – IuteCredit Europe AS dhe të gjitha kompanitë e lidhura me të.
    “Kontrolluesi i të Dhënave” – personi fizik apo juridik, autoriteti publik, agjencia apo organe te tjera, të cilët, veç e veç apo sëbashku, përcaktojnë arsyet, qëllimin dhe mjetet për përpunimin e të Dhënave Tuaja Personale.
    “Të Dhëna Personale” – çdo informacion në lidhje me Ju, përfshirë dhe informacionin e marrë nga çdo bazë publike të dhënash, nga kanale publike si dhe informacion i mbledhur sipas ligjit nga palë të treta përmes të cilit Ju mund të identifiikoheni direkt ose indirekt, në mënyrë të veçantë nga të dhëna identifikuese të tilla si: emrat, Numri Personal i Identifikimit, të dhëna për vendndodhjen, numri telefonit, e-mail-i apo një ose më shumë detaje identifikuese Tuajat.
    “Përpunimi i të Dhënave Personale” – çdo veprim apo sërë veprimesh ndaj të Dhënave Tuaja personale, realizuar përmes mjeteve automatike apo të tjera, të tilla si mbledhja, rregjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja, korrigjimi, këshillimi, përdorimi, shpërndarja apo transferimi, përhapja, përshtatja ose kombinimi, bllokimi, fshirja apo shkatërrimi i të dhënave.
    “Pseudonimizimi i të Dhënave personale” ose “Anonimizimi i të Dhënave Personale” – pseudonimizimi ose anonimizimi janë veprime alternative ndaj fshirjes apo shkatërrimit të të Dhënave Tuaja Personale.
    “Rregullore” – Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (EU) 2016/679.
  1. PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
    1. Ne i përpunojmë të dhënat Tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshrë këtu Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008, i ndryshuar më Ligjin Nr. 48/12, ndryshuar me Ligjin Nr. 120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Rregulloren Nr. 48 të Bankës së Shqipërisë “Mbi kredinë konsumatore dhe hipotekore”, e ndryshuar, Rregulloren Nr. 59 të Bankës së Shqipërisë “Mbi transparencen e produkteve bankare dhe financiare”, e ndryshuar, në përputhje me këtë Politikë si edhe me Kushtet dhe termat e marrëveshjes/ve që kemi dakordësuar me Ju.
    2. Ne i përpunojmë të Dhënat Tuaja personale në një mënyrë të besueshme dhe në konfidencialitet të plotë. Ne respektojmë të drejtën e çdo personi që të dhënat e tij të jenë të mbrojtura dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë për t’u siguruar që të Dhënat Personale që ne mbledhim të jenë të mbrojtura. Ne vlerësojmë rregullisht risqet e lidhura me Përpunimin e të Dhënave Personale dhe aplikojme strategji të mitigimit të riskut.
    3. Mbrojtja e të Dhënave Personale është një pjesë integrale e shërbimeve tona nën mbikqyrjen e vazhdueshme të Oficerit tonë të Mbrojtjes së të Dhenave Personale. Ne sigurohemi që punonjësit tanë të njohin dhe të veprojnë në përputhje me kërkesat e mbrojtjes së të dhënave personale. Ne i trajnojmë dhe edukojmë punonjësit tanë të respektojnë kërkesat e politikës sonë të privatësisë.
    4. Ne përpunojmë të Dhënat tuaja Personale në mënyrë të ligjshme dhe në bazë të një qëllimi. Ne përcaktojmë synime të qarta për përpunimin e të Dhënave Personale dhe i përpunojmë të Dhënat Personale në përputhje vetëm me këto qëllime. Ne nuk mbledhim apo përpunojmë të dhëna që nuk na nevojiten. Ne kemi të drejtën të fshijmë/mbulojmë apo të përdorim mënyra të tjera për të bërë të dhënat/dokumentet e paraqitura para nesh të palexueshme përsa kohë këto të dhëna nuk janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve.
    5. Ne përpunojmë të Dhënat tuaja personale në një mënyrë transparente dhe të drejtë. Ne sigurohemi që të mundësojmë një përpunim të duhur, të sigurt, të ndershëm dhe të ligjshëm të të Dhënave tuaja Personale.
    6. Ne do të ruajmë të Dhënat Tuaja personale vetëm për aq kohë sa ruajtja e të dhënave kërkohet nga ligji apo nga marrëveshja që kemi dakordësuar apo për aq kohë sa është e nevojshme sipas parashikimeve të shërbimeve tona dhe interesit tonë legjitim. Në fund të çdo periudhe të ruajtjes së të dhënave, ne do të fshijmë në mënyrë permanente të Dhënat tuaja personale ose do t’i anonimizojmë ato.
    7. Ne e vëndosim fokusin tek përpjekjet tona që të Dhënat Tuaja personale që ne përpunojmë të përpunohen në mënyrën e duhur, aq sa duhet dhe sipas qëllimit për të cilin janë mbledhur.
  1. Si I MBLEDHIM TE DHËNAT TUAJA PERSONALE
    Ne mund t’i mbledhim dhe përpunojmë të Dhënat tuaja Personale në rastet si vijon:
    1. Nëqoftëse Ju na kontaktoni nëpërmjet cilitdo Kanal Komunikimi vënë në dispozicion nga ne, për të kërkuar informacion në lidhje me shërbimet apo produktet tona;
    2. Nëqoftëse Ju apo personi juaj i kontaktit apo përfaqësuesi Juaj, na vendosni në dispozicion detaje gjatë aplikimit për një kredi nëpërmjet cilitdo prej Kanaleve tona të Komunikimit, vënë në dispozicion për Ju;
    3. Nëqoftëse për disa të dhëna kërkohet sipas ligjit një dhënie pëlqimi e shkruar, pëlqimi do të merret prej Jush, fizikisht pranë zyrave të Kontrolluesit, pranë ambienteve të partnerëve tanë, ose në rastet e përdorimit nga ana juaj të kanaleve elektronike, pëlqimi juaj do të mblidhet nëpërmjet klikimit Tuaj në kutinë/të respektive dhe në këtë rast, pëlqimi i mbledhur në këtë formë do të konsiderohet ekuivalent ndaj pëlqimit të shkruar;
    4. Përmes kërkimit në regjistra publikë të tillë si: Regjistri i të Dhënave Civile, Regjistri i Llogarive Bankare, Regjistri i Kredive i administruar nga Banka e Shqipërisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Ministria e Brendshme, Regjistri i Barrëve Siguruese etj;
    5. Nëqoftëse të dhënat Tuaja bëhen të disponueshme në kuadër të një marrëveshje për ofrimin e shërbimeve nga ana Kontrolluesit;
    6. Nëqoftëse Ju i përgjigjeni fushatave tona të marketing, si përshembull, duke plotësuar një pyetësor ose duke ndarë me ne të dhëna në rrugë elektronike;
    7. Nëqoftëse subjekte të tjera juridike, përfshirë partnerët tanë, transferojnë të dhënat tuaja tek ne.
  1. CFARË TË DHËNASH PERSONALE MBLEDHIM
    Ne përpunojmë të Dhënat tuaja personale në lidhje me identitetin Tuaj si dhe të dhëna të tjera të nevojshme me qëllim dakordësimin dhe konkludimin e një marrëveshje kredie apo të çfarëdo lloj marrëveshje tjetër, për përmbushjen e kërkesave Tuaja, peticioneve, aplikimeve, ankesave, si edhe me qëllimin e përmbushjes së detyrimeve tona ligjore, ky përpunim është i detyrueshem për të përmbushur këto objektiva. Pa këto të dhëna ne nuk do të mundeshim të ofronim shërbimet e duhura. Nëqoftëse Ju nuk ndani me ne të dhëna identifikuese, ne e kemi të pamundur të hyjmë në një marrëveshje kredie apo çfarëdo marrëveshje tjetër me Ju.
    Ne gjithashtu përpunojmë të dhëna për qëllime marketingu, sigurie fizike dhe/ose qëllime analitike, për të qënë në gjendje t’ju ofrojmë produkte dhe shërbime të një cilësie të lartë tani dhe në të ardhmen.
    Kategoritë më poshtë të të dhënave personale mund të mblidhen për ju dhe nga ju apo nga përfaqësuesi juaj apo personi Juaj i kontaktit, në varësi të faktit nëqoftëse Ju jeni një klient potencial, klient apo palë kontraktuese dhe të cilit prej shërbimeve tona do të përdorni:
    Informacion personal – Emri juaj, gjinia, numri personal i identifikimit, numri i llogarise bankare, data e lindjes aftësia ligjore, kombësia dhe shtetësia, si edhe të dhëna tuajat historike të cilat mund të jenë në ruajtje pranë nesh në kuadër të bashkëpunimeve të mëparshme përgjatë periudhës së ruajtjes. Emri i personit Tuaj të kontaktit sic na është vënë në dispozicion nga Ju, i cili nuk është një garantor, përfshirë dhe të dhënat e marra nga ne për personin Tuaj të kontaktit gjatë fazës së kontrollit të kryer nga ne, në qoftë se një e dhënë e tillë është mbledhur në një bazë të dhënash të personave të lidhur. Emri, numri personal i identifikimit, adresa, numri i telefonit dhe të dhëna të tjera të përfaqësuesit Tuaj të specifikuara në Aktin e kalimit të Tagrave sipas ligjit, në rast se Ju autorizoni një person të tretë t’ju përfaqësojë Ju pranë Shoqërisë
    Detaje të dokumentave – Lloji i dokumentit Tuaj apo përfaqësuesit Tuaj, vendi që e ka lëshuar, numri, data e skadencës, informacion i përfshirë në barcode-in e dokumentave (mund të variojë në varësi të dokumentit) si dhe elementëve të sigurisë
    Të dhëna identifikuese të fytyrës – Foto, video, regjistrime tingujsh, fotografi të dokumentit Tuaj dhe/ose të Përfaqësuesve Tuaj, video apo regjistrim tingujsh të realizuara përgjatë procesit të verifikimit
    Detaje kontakti – Adresa juaj dhe e përfaqesuesit Tuaj, adresa e e-mail-it, numri i telefonit (kontaktit). Numri i kontaktit të personit Tuaj të kontaktit.
    Të dhëna kontakti – Të dhënat tuaja dhe të Përfaqësuesit Tuaj të aksesit në pajisje, duke përfshirë por duke mos u limituar, në informacion në lidhje me datën, kohën kur Ju apo Përfaqësuesi Juaj keni pasur aktivitet në Kanalet Tona të vëna në dispozicion për Ju, adresën e IP-së Tuajën apo të Përfaqësuesit Tuaj, cookies që Ju apo Përfaqësuesi Juaj keni pranuar si dhe emrin e domain-it, atributet software dhe hardware Tuajat apo të Përfaqësuesit Tuaj, si edhe të dhëna të përgjithshme të vendndodhjes gjeografike Tuajës apo të Përfaqësuesit Tuaj (psh. qyteti, vendi).
    Të dhëna të disponueshme publikisht p.sh. Informacioni në lidhje me statusin Tuaj apo të Përfaqësiesit Tuaj si Personi Ekspozuar Politikisht (PEP) dhe kontrolle në listat publike të Sanksioneve dhe të Vëzhgimit
    Aftësia kredituese si dhe të dhëna të nevojshme për kredinë – Vendi i punës (p.sh, kohezgjatja, pozicioni, profesioni, kompensimi financiar, të dhëna të punëdhënësit, përfshirë këtu Numri Unik i rregjistrimit, adresa, numri i telefonit, sektori, industria (të ardhurat e siguruara dhe të ardhura të tjera, totali i të ardhurave dhe shpenizmeve mujore, statusi i pasurisë, konributet shoqërore dhe shëndetësore, historia e kreditimit, duke përfshirë të dhëna mbi qera të tjera apo kontrata kredie marrë nga Regjistri Qëndror i Kredive; të dhëna të marra nga Regjistri i Llogarive bankare mbi numrat tuaj të llogarive bankare, personat e autorizuar për t’i vënë në dispozicion këto të dhëna, të dhëna në lidhje me masat që rëndojnë mbi llogaritë Tuaja (sekuestro konservative, urdhëra bllokimi etj) si edhe të dhëna në lidhje me kutitë e kasafortës në banka dhe personat e autorizuar, nqs ka, të dhëna nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (lejon akses në informacionin për eksiztencën ose jo të marrëdhënies se punësimit zyrtarisht, pensioneve, të ardhurave nga punësimi, pagesat e kontributeve shoqërore), të dhëna mbi regjistrimin tuaj pranë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile mbajtur pranë Ministrisë së Brendshme (Numri personal i identifikimit, adresa aktuale dhe permanente, statusi civil, numri i pjesëtarëve të familjes, fëmijët minorenë nën përgjegjësi, data e vdekjes); në Rregjistrin e dokumenteve identifikuese të Shqipërisë administruar nga Ministria e Brendshme ose përmes konfirmimit të vlefshmërisë së një dokumenti identifikimi të lëshuar nga autoritetet, të dhëna mbi statusin e pronësisë marrë përmes kërkimit në Rregjistrin e Barrëve Siguruese dhe/ose Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
    Të dhëna identifikuese ekonomike – Numri juaj unik i gjeneruar nga Shoqëria, numri unik i Kontratës së Kredisë ose një numër marrëveshje gjeneruar përmes mbylljes së një marrëveshje kredie apo të çfarëdo marrëveshje tjetër, të dhëna të mbledhura përmes monitorimit të vazhdueshëm në kuadër të kërkesave të Njih Klientin Tënd dhe Njih Partnerin Tënd (pagesa të mundshme nga palë të treta ose transaksione të dyshimta) informacion në lidhje me mënyrën e përzgjedhur prej jush për të disbursuar kredinë (p.sh. transfertë bankare, në të holla etj) ripagesat që ju keni bërë, pagesat që janë në rradhë për t’u bërë dhe që ngarkohen në të ardhmen në kuadër të marrëveshjes së kredisë në fuqi,; të dhëna dhe detaje të kartës suaj të debitit apo kreditit (në rast se ju zgjidhni të ripaguani kredinë/të tuaja përmes debitimit direkt), numri i llogarisë bankare apo informacion tjetër bankar apo pagesash në lidhje me transaksionin bërë në favor të Shoqërisë
    Të dhëna komunikimi – Të dhëna lidhur me vizitat tuaja në faqen tonë zyryare website dhe komunikimin përmes Kanaleve vënë në dispozicion për Ju, vizualet apo regjistrimet audio të mbledhura sa herë që ju vizitoni zyrat tona apo ambiente të tjera ku ne ofrojmë fizikisht shërbimet tona si edhe kur ju komunikoni me ne përmes telefonit, apo edhe çdo e dhënë tjetër e mbledhur përmes e-mail-it, mesazheve, medias sociale apo mjeteve të tjera të komunikimit.
  1. PSE DHE MBI ÇFARË BAZE NE PËRPUNOJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
    Qëllimi kryesor për të cilin ne përpunojmë të dhënat Tuaja personale apo të Përfaqësuesve Tuaj, është vendosja e një marrëdhënie me klientin, perfmormanca dhe përfundimi i kontratës së kredisë, ushtrimi i detyrimit ligjor sipas parashikimeve ligjore për vigjilence ndaj klientit, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj jush, për t’ju bërë oferta, për të bërë analiza të nivelit të përdorimit të shërbimeve tona si dhe zhvillimit të shërbimeve të reja.
    Ne përpunojmë të Dhëna Personale për qëllimet si më poshtë vijon si edhe mbi bazat si më poshtë listuar:
    1. Ne vendosim nëqoftëse do të hyjmë një marrëdhënie me klientin dhe me cfarë kushtesh, apo për të hyrë në një marrëveshje specifike dhe mbi cfarë kushtesh të ofrojmë shërbimet tona. – Ekzekutimi i një marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore apo zbatimi I një detyrimi ligjor. Art. 6 (1) (b), (c) dhe (f) i Rregullores
    2. Ne e vlerësojmë aftësinë tuaj për t’u financuar dhe besueshmërinë tuaj si dhe ushtrojmë vlerësime risku në lidhje me kërkesat tuaja për financim. Ne mund të kërkojmë pëlqimin tuaj për të bërë një kërkesë në një ose më shumë prej regjistrave të manaxhuar nga autoritetet publike. – Ekzekutimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktore, zbatimi i një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim në manaxhimin e riskut. Art. 6 (1) (a), (b) dhe (c) i Rregullores
    3. Ne do të identifikojmë Ju apo Përfaqësuesin Tuaj në kuadër të vendosjes së marrëdhënies me klientin dhe/ose përgjatë marrëdhënies me ju si klient në mënyrë që të jemi në përpthje të vazhdueshme me kërkesat rregullatore të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe parimet e procedurës Njih Klientin Tënd, përfshirë këtu identifikimin e Pronarit Përfitues Fundor, nëqoftëse Ju apo Pronari Përfitues Fundor jeni të listuar si Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP), nëqoftëse Ju apo Përfituesi Juaj Fundor jeni subjekte të sanksioneve financiare. – Ekzekutimi i një marrëveshje apo implementimi i masave parakontraktore, zbatimi i një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim për manaxhimin e riskut. Art. 6 (1) (b) dhe (c) i Rregullores
    4. Ne po zbatojmë një marrëveshje të dakordësuar me Ju ose po garantojmë zbatimin e marrëveshjes respektive si dhe po mbrojmë, heqim apo realizojmë të drejtat tona. – Zbatimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktuale, zbatimi i një detyrimi ligjor ose interesi jonë legjitim për të ushtruar të drejtën e vendosjes në vend të të drejtave tona në rruge ligjore. Art. 6 (1) (a), (b) dhe (c) i Rregullores
    5. Ne parandalojmë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si edhe zbatojmë detyrimet e lindura në bazë të legjislacionit kombëtar ose ndërkombëtar në fuqi. Kjo përfshin monitorimin e transaksioneve tuaja si dhe sjelljes suaj ne cilesinë e klientit apo palës nërvepruese me Shoqërinë. – Ushtrimi i një detyrimi ligjor. Art. 6 (1) (c) i Rregullores
    6. Ne minimizojmë riskun ose parandalojmë risqet dhe dëmet për ju si edhe për ne dhe mbrojmë interesin tuajin dhe tonin, studiojmë cilësinë e shërbimeve tona si dhe mbledhim evidenca të transaksioneve të biznesit apo dhe komunikimeve të biznesit. Kjo mund të përfshijë mbikqyrje me video për arsyetë tjera të ndryshme nga verifikimi i indentitetit Tuaj, rregjistrim telefonatash, chat-i dhe komunikimi online, seksione komunikimi në chat për qëllime të ndryshme nga ai i ofrimit të shërbimeve. Ne mund të na nevojitet pëlqimi juaj – Pëlqimi juaj, zbatimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktuale, zbatimi i një detyrimi ligjor ose i interest tonë legjitim për të ndaluar, kufizuar apo investiguar keqpërdorimin ose përdorimin e paligjshëm të shërbimeve dhe produkteve tona, ose deformimin e shërbimeve tona në mënyrë që të garantojmë cilësinë e shërbimeve. Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rregullores
    7. Ne lejojmë aksesin dhe përdorimin në faqen tonë zyrtare të Internetit, website. – Zbatimi i një marrëveshje ose implementimi i masave parakontraktuale ose interesi jonë legjitim për të parandaluar akses të paautorizuar në websitin tonë. Art. 6 (1) (b) dhe (c) i Rregullores
    8. Ne zhvillojmë sistemet tona. – Interesi jonë legjitim për mirëfunksionim dhe përmirësimin e sistemve. Art. 6 (1) (f) i Rregullores
    9. Ne zhvillojmë kërkime statistikore dhe analiza të ndarjes së tregut sipas grupeve të kosnumatorëve, produkteve dhe shërbimeve, raportime si edhe manaxhim risku etj. – Interesi jonë legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirësuar eksperiencën e ofruar ndaj jush si klientë, për të zhvilluar shërbime të reja, për të manaxhuar riskun ose për të përmbushur detyrimet tona ligjore. Art. 6 (1) (c) dhe (f) i Rregullores
    10. Ne zhvillojmë shërbimet tona ekzistuese si edhe shërbime të reja. – Interesi jonë legjitim për të përmirësuar shërbimet tona, për të përmirëuar eksperiencën e përdoruesve si dhe për të zhvilluar shërbime të reja. Art. 6 (1) (f) i Rregullores
    11. Ne kontrollojmë dhe nëqoftëse është e nevojshme përmirësojmë dhe përditësojmë të dhënat Tuaja Personale, manaxhojmë marrëdhënien me klientin, mbajmë të dhënat të përditësuara dhe të sakta përmes kontrollit dhe përditësimit të tyre me anë të burimeve të jashtme dhe të brendshme dhe gjithashtu kërkojmë përditësim të të dhënave nga Ju. – Zbatimi i një kontrate, implementimi i masave parakontraktuale ose zbatimi i një detyrimi ligjor. Art. 6 (1) (b) dhe (c) of the Regulation
    12. Ne ju dërgojmë materiale reklamuese dhe oferta duke përfshirë këtu oferta personale të produkteve dhe shërbimeve të partnerëve tanë. Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. – Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë. Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores
    12. Ne organizojmë lojëra dhe fushata. Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. = Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të ofruar shërbime shtesë. Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores
    13. Ne duam të kuptojmë pritshmëritë Tuaja më mirë (p.sh. analiza e vizitave në website, pyetësorë për klientët etj.). për qëllime të biznesit tonë, të tilla si analiza e të dhënave, certifikime, zhvillimi i modeleve të reja, identifikimi i trendave në aksesimin e website-it apo MyIute, zhvillimi i hapësirave të personalizuara në website apo në MyIute, duke prezantuar produkte dhe oferta që janë të përshtatura për nevjat tuaja personale ose masim efektivitetin e fushatave tona promocionale. Ne mund të na duhet pëlqimi juaj. – Pëlqimi juaj ose interesi jonë legjitim për të përsosur shërbimet tona, për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit si dhe për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja Art. 6 (1) (a) dhe (f) i Rrregullores
  1. PROFILIZIMI DHE VENDIMMARRJA AUTOMATIKE
    1. Ne gjithashtu mund të përpunojmë të dhënat tuaja duke u bazuar në analizën e profilit si dhe mbi bazën e vendimmarrjeve automatike, të cilat përdorin të dhënat e profilit tuaj (informacion personal, të dhëna rreth aftësisë për t’u financuar, të dhëna ekonomike). Përpunimi është i drejtë dhe transparent dhe realizohet pa iu nënshtruar asnjë praktike diskriminuese kundrejt Jush apo klientëve të tjerë në kuadër të përmbushjes së kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje si dhe në bazë të interesit tonë legjitim.
    2. Ne pëerdorim analiza profili dhe vendimmarrje automatike sepse këto metoda mundësojnë korrektësi më të lartë dhe paanësi në gjykimin e vendimmarrjes (p.sh. duke reduktuar gabimin potencial të faktorit njerëzor, diskriminimin apo abuzimin me detyrën) redukton riskun e mos – kthyeshmërisë së kredisë nga klientet për të mirat dhe shërbime (p.sh. përmes përdorimit të klasifikimit të kredive) ose na mundëson ne të marrim vendime në një kohë më të shkurtër dhe duke qënë më efektivë. Ne gjithashtu përdorim analiza profili dhe vendimmarrje automatike gjatë peërpunimit të të dhënave në mënyrë që t’ju dërgojmë juve materiale përmes marktingut direkt si dhe për të monitoruar transaksionet në kuadër të parandalimit të mashtrimit.
    3. Ne ndjekim udhëzimet e Artikullit 29 të Grupit të Punës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në lidhje me vendimmarrjen individuale si dhe profilizimin bazuar ne përpunimin e automatizuar, të cilin e gjeni këtu më poshtë: http://ec.europa.eu/newsroom/article29/document.cfm?doc_id=49826
  2. PLOTËSIMI PARAPRAK I FUSHAVE
    1. Ne mund të përdorim plotësimin paraprak të fushave me detajet e kontakteve tuaja në kanalet tona te vëna në dispozicion për Ju apo në sisteme të tjera në mënyrë që të lehtësojme shërbimin që ju ofrojmë. Plorësimi paraprak i fushave, aplikohet nga ne, në rastet kur të dhënat Tuaja janë ndarë tashmë me ne më parë, nëpërmjet aplikimit në kanalet tona dixhitale apo sisteme të tjera dhe Ju jeni tashmë një klient. Ne do të plotësojmë paraprakisht fushat e detajeve të kontakteve Tuaja me të dhëna Tuaja të vëna në dispozicion nga Ju gjatë shërbimit të fundit të marrë nga ne, në bazë të marrëveshjes. Ju duhet të kontrolloni gjithmonë informacionin e para-plotësuar të fushave, për të konfirmuar që ai është korrekt.
    2. Nëqoftëse nuk doni që fushat e detajeve të kontaktit tuaj të mos plotësohen paraprakisht në Kanalet tona dixhitale vënë në dispozicion për Ju apo në sisteme të tjera, Ju mund të zgjidhni ta hiqni dhe të mos ta aplikoni këtë opsion. Na kontaktoni përmes mundësive tona të kontaktit vënë në dispozicion për të bërë të mundur heqjen e këtij opsioni.
  3. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE PËR QËLLIME MARKETINGU
    1. Ne përpunojmë të dhëna personale për qëllime marketing. Nëqoftëse një përpunim i tillë është i bazuar në pëlqimin Tuaj, Ju keni të drejtën të tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë. Në rast se një përpunim i tillë nuk është bazuar në një pëlqim të dhënë nga Ju, Ju mund të refuzoni përpunimin e të dhënave për këtë qëllim, në çdo kohë. Në mënyrë që të bëhet e mundur për Ju të tërhiqni pëlqimin ose refuzoni marrjen e materialeve të marketingut, ju lutem dërgoni mesazhin përkatës tek kontaktet tona vënë në dispozicion për Ju ose administroni pëlqimin Tuaj në kanalet tona vënë në dispozicion për Ju. Udhëzimet për tërheqjen e pëqlimit gjithashtu janë të përfshira në komunikimin e marketingut.
    2. Informacioni i përgjithshëm rreth shërbimeve tona si dhe informacioni prezantues apo informacion shtesë në lidhje me ndryshimet në Termat dhe Kushtet apo në Listën e Çmimeve, ose informacioni lidhur me zbatimin e një kontrate të dakordësuar me ju (p.sh. njoftimet në lidhje me datat e pagesave, detyrimet, përfundimin e kontratës etj) nuk konsiderohet material marketing. Në përgjithësi, Ju nuk mund të refuzoni të merrni një informacion të tillë nga ne.
  4. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE PERSONALE TEK PALËT E TRETA
    1. Ne do të ndajmë/transmerojmë të Dhënat Tuaja Personale tek:
    1.1 kompanitë që i përkasin Grupit në mënyrë që: (1) të sigurojmë përputhshmërinë me kërkesat për kontroll dhe manaxhim risku; (2) organizuar kërkim strategjik dhe analiza të ndarjes së tregut sipas grup-kategorive të klientëve, produkteve dhe shërbimeve dhe indikatorëve të tjerë financiarë; (3) për të siguruar përputhshmërinë me normat efektive të kujdesit, përfshirë kërkesat për kapital dhe likuiditet; (4) për të bërë të mundur lidhjen dhe zbatimin e kontratave si dhe për të ndarë me Ju informacion rreth kontratave në fuqi të dakordësuara midis Jush dhe personave pjesë e të njëjtit grup me ne; (5) për të qënë në përputhje me parimin e kredidhënies së përgjegjshme; (6) të zhvillojë dhe të implementojë sistemin informativ të të gjithë Grupit; dhe (7) zbatimin e masave të vigjilencës së duhur të përcaktuara dhe parashikuara në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit;
    1.2. personave dhe organizmave të lidhur me ofrimin e shërbimeve tona si edhe me zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara me Ju (p.sh. garancitë, garantorët, mbajtësit e kolateralit, ndërmjetësit e pagesave, institucionet e kreditimit, organizatat ndërkombëtare të kartave, përkthyesit, komunikimi PR, ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë dhe Informacionit dhe shërbimeve postare, ofruesit e shërbimit “call center”);
    1.3. regjistri i kredive ose regjistra ekuivalentë tek të cilët ne dërgojmë kërkesa për informacion dhe nga të cilët ne marrim informacion në bazë të ligjit ose në bazë të një marrëveshje efektive në mënyrë që të garantojmë implementimin e parimit të kredidhënies së përgjegjshme, gjithashtu për të lejuar palë të treta të vlerësojnë besueshmërinë tuaj si kredimarrës si dhe aftësinë tuaj për të ripaguar kredinë. Informacioni në lidhje me paaftësinë tuaj të mundshme për të shlyer kredi gjendet në Rregjistrin e Kredive të administruar nga Banka e Shqipërisë ose në regjistra ekuivalentë dhe të Dhënat Personale të transmetuara tek regjistri respektiv mund të përpunohen nga të gjithë personat të cilët janë anëtarë të regjistrit ose mund të aksesojnë regjistrin mbi bazën e cfarëdo arsye;
    1.4. regjistruesve pranë regjistrave të ndryshëm (p.sh. regjistrimi i popullsisë, regjistrat tregtarë, regjistrat e evidentimit të trafikut) tek të cilët me transmetojmë të dhëna dhe prej të cilëve ne kërkojmë për të Dhënat Tuaja Personale në mënyrë që të kontrollojmë dhe garantojmë saktësinë dhe integritetin e të Dhënave tuaja Personale për të zbatuar masat parakontraktuale ose realizuar zbatimin e një kontrate të dakordësuar me Ju;
    1.5. palëve të treta të cilat i marrin të dhënat tuaja personale si pjesë e shërbimit të kërkuar prej Jush;
    1.6. ofruesve të shërbimit të cilët janë kontraktuar nga ne pjesërisht apo plotësisht në bazë të ligjit në fuqi, duke pranuar që këta persona janë në përputhje me kërkesat organizative, fizike, të teknologjisë së informacionit, të përcaktuara nga ne, në përputhje më Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
    1.7. institucioneve të kreditimit, kreditorëve, mbledhësve të borxheve si dhe palëve të treta me të cilët ne negociojmë në mënyrë të vazhdueshme për të transferuar të dhënat e përfshira në kontratat e dakordësuara me Ju ose heqja dorë nga pretendimet që rrjedhin nga një marrëveshje e tillë;
    1.8. kreditorit të ri në bazë të një kërkese për çedim;
    1.9. palëve të tjera të treta në rast se ju keni shkelur marrëveshjen (p.sh. ofruesin e shërbimit të mbledhjes së borxhit, gjykatat, administratorit të falimentit në rast falimenti apo likuidimi).
    2. Në disa raste, ne mund të jemi të detyruar të ndajmë dhe të transmetojmë të Dhënat tuaja Personale për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ligji në fuqi, në bazë të kërkesës së autoriteteve publike të autorizuara me ligj, organizmave shtetërore, institucioneve, departamenteve, kompanive të sigurimit, brokerave në sigurim, bankave dhe institucioneve sipas qëllimit dhe brenda kompetencës së tyre si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 9887 date 10.03.2008, i ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe normat e tjera në fuqi të legjislacionit shqiptar (p.sh.transmetimi i të dhënave tek autoritetet e mbledhjes së borxhit me forcë, noterët, administratorët e falimentit, zyrat e tatim – taksave, autoritetet e kufirit, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare).
    3. Ne mund të përdorim palë të treta (p.sh. ofrues të shërbimeve të pagesave) në kuadër të zbatimit të një marrëveshje të dakordësuar me Ju dhe të bëjmë të aksesueshme të dhënat tuaja për ta. Këta persona procesojnë të dhënat tuaja sipas rregullave të tyre dhe nën përgjegjesinë e tyre. Ne gjithashtu mund të përdorim palë të treta jashtë territorit të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të një marrëveshje të dakordësuar me Ju, palë të cilat përpunojnë të Dhënat tuaja Personale në përputhje me ligjin e vendit të vendndodhjes së tyre.
  1. TË DHËNA TË TRANSFERUESHME NË VENDE JASHTË ZONËS EKONOMIKE EUROPIANE
    Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në Republikën e Shqipërisë dhe në Zonën Ekonomike Europiane, por mund të ketë raste kur ne transmetojmë të dhënat tuaja personale drejt vendeve jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Ne transmetojmë të Dhëna Personale në ato vende jashtë Zonës Ekonomike Europiane për të cilat Komisioni European ka vendosur t’i klasifikojë si vende me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Nëqoftëse nuk ka një vendim të tillë, ne do të dërgojmë të dhëna personale jashtë Zonës Ekonomike Europiane vetëm në qoftë se të Dhënat tuaja Personale garantohen në gjykatë si edhe vendi ka zgjidhje ligjore efektive. Gjithashtu, transmetimi i përshkruar më sipër nuk bëhet nëqoftëse nuk ka një bazë ligjore (p.sh. zbatimi i një detyrimi ligjor apo pëlqimi juaj).
  2. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
    1. Ne i mbrojmë të dhënat tuaja personale në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe parimet e direktivave të Bashkimit European për mbrojtjen e Informacionit dhe të Dhënave Personale (përfshirë rregulloren (EU) 2016/679).
    2. Informacioni juaj ruhet i sigurt në serverat tanë ose në serverat e nënkontraktorëve tanë ose partnerëve të biznesit (ose në disa raste informacioni ruhet gjithashtu ne letër nën masat mbrijtëse respektive). Informacioni është i disponueshëm dhe përdoret në përputhje me politikat tona të sigurisë dhe standarded (ose ato të nënkontraktorëve tanë apo partnerëve tanë në biznes), gjithmonë në përputhje me legjoslacionin efektiv si dhe masat e nevojshme mbrojtëse.
    3. Gjithashtu ne nuk mund të garantojmë që transmetimi i Të dhënave përmes interentit, Website apo MyIute është i cliruar nga cdo rrezik për sulme kibernetike, ne dhe partnerët tanë në biznes bëjmë cdo përpjekje për të marrë masat e duhura për të ofruar mnrojtje fizike, personale apo të dokumentave si dhe mbrojtje të sistemeve të automatizuara të infirmacionit, në lidhje me të dhënat tuaja në përputhje me ligjin në fuqi. Për shembull, ne aplikojmë masat si më poshtë vijon:
    4. Akses i limituar i punonjësve dhe nënkontraktorëve tanë tek të dhënat tuaja personale, të cilat vihen në dispozicion vetëm mbi bazën e një qëllimi të qartë në bazë të të cilit do të përpunohen;
    5. Të dhënat personale ruhen elektronikisht në baza të dhënash ose në foldera të ruajtur me fjalëkalime ose me nivele të ndryshme autorizimi; ne ushtrojme monitorim dhe mbrojtje nga viruset ; bëjmë kopje dhe mbajmë backup të krjuara për qëllime rikuperimi; sistemet gjthashtu ruajnë histori aksesimi;
    6. Në mjediset e Kontrolluesve të përbashkët, ku kryhet përpunimi i të dhënave personale, zbatohen masa të sigurisë teknike (përmes alarmit dhe pajisjeve të sigurisë si edhe video vëzhgimit); mbrojtja nga zjarri; procedutra të mirëdetajuara në lidhje me akes kontrollin fizik;
    7. Stafi i Kontrolluesit që përpunon të dhënat personale është familjar me kërkesat sipas legjislacionit në fuqi, politikat e Kontrolluesit, si dhe rrisqet ekzistuese dhe skenaret për mundësinë e ndodhjes së tyre;
    8. Sistemet informatike të përpunimit të të dhënave, përfshirë dhe ato individuale, janë subjekt kontrolli të rregullt të software-ve. Për qëllime të gjurmueshmërisë së plotë si dhe reagimit në kohë, regjistrimet e informacionit në lidhje me çdo akses dhe operacion të realizuar në lidhje me të Dhënat Personale mbahen nga Kontrolluesi. Mbajtja e regjistrmeve është plotësisht automatike dhe është pjesë integrale e procesit të përpunimit të të dhënave. Kontrolluesi përmes rregullave të qarta, ka përcaktuar masa teknike dhe organizative që konsistojnë në kushte dhe terma për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen në letër të të dhënave personale të klientëve të saj, si dhe rregulla strikte për monitorimin e përputhshmërisë dhe zbatimit të tyre, monitorim për garantimin e mbrojtjes nga aksesi i padëshiruar;
    9. garantohet mbrojtja kontraktuale nën kushtet dhe termat e marrëveshjeve me përpunueësit palë të treta të cilët veprojnë për adresë të Kontrolluesit;
    10. kur ne ju ofrojmë Juve (ose zgjedhim t’ju ofrojmë) një fjalëkalim i cili ju jep akses në pjesë të caktuara të website-it apo një portal tjetër apo shërbim që në manaxhojmë, Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e konfidencialitetit të këtij fjalëkalimi si dhe për t’u sjellë në përputhje me procedurat e sigurisë me të cilat ne ju bëjmë me dije. Ju lutem mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd.
  3. PËR SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA
    1. Ne përpunojmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për të realizuar qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat tuaja personale ose për të përmbushur detyrimin tonë ligjor rrjedhur sipas ligjit në fuqi. Periudha e ruajtjes së të dhënave bazohet në marrëveshjet e dakordësuara me Ju ose në interesin tonë legjitim ose mbi bazën e ligjit të aplikueshëm. Nëqoftëse të dhënat tuaja përpunohen për më shumë se një qëllim, ne do t’i tuajmë ato deri në realizimin e qëllimit me periudhë ruajtje më të gjatë; por ne do të ndalojmë përpunimin për qëllimin me kohëzgjatje më të shkurtër pasi kjo periudhë të përfundojë.
    2. Ne kufizojmë aksesin tek të dhënat tuaja vetëm tek ato palë të cilat duhet të aksesojnë të dhënat tuaja për qëllime përpunimi.
    3. Në rrethana të caktuara, ne mund të mbajmë të dhënat tuaja për një kohë më të gjatë në mënyrë që të kemi një historik të përshtatshëm të marrëdhënies suaj me ne në rast ankesash apo mosmarrëveshjes ose në rast se ne besojmë bazuar mbi dyshime të arsyeshme që ka baza për një rast konflikti ligjor për manaxhimin e të cilit janë të domosdoshme dhe thelbësore të dhënat tuaja personale.
    4. Periudhat e ruajtjes së të dhënave bazohen tek nevojat tona të biznesit në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të dhënat personale të cilat nuk nevojiten më do të anonimizohen, pesudonimizohen ose fshihen/shkatërrohen.
  4. COOKIES
    1. Përpunimi i cookies:
    Cookies jane skedarë të vegjël teksti të cilët disa faqe website i ruajnë në kompiuterin apo pajisjen tuaj sa herë që ju vizitoni një faqe. Ato i lejojnë websitet të ruajë veprimet tuaja si dhe cilësimet tuaja (aksesimi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe të tjera cilësime në ekran), në mënyrë që ju të mos keni nevojë të vendosni cilësimet çdo herë që vizitoni apo shfletoni faqe të ndryshme website.

    Cookies në shfletuesin e internetit
    Faqja jonë mund të përdorë cookies në mënyrë që të përmirësojë eksperiencën e përdoruesit. Shfletuesi juaj i internetit ruan cookies në kompiuterin tuaj me qëllimin e ruajtjes së të dhënave kur ju vizitoni faqen. Ju mund të zgjidhni të refuzoni cookies në shfletuesin tuaj të internetit ose të merrni mesazh paralajmërues sa herë që cookies janë vendosur. Nëqoftëse ju zgjidhni këtë opsion, disa seksione të website-t mund të mos punojnë sic është menduar.

    Google, Facebook dhe AdForm cookies
    Ne përdorim cookies për reklamimin online në platformat Google AdWords Remarketing Platform. Kjo përfshin përdorimin e palëve të treta, përfshirë Google, për t’ju shfaqur juve mesazhe reklamuese pasi ju vizitoni faqen tonë. Kjo mund të bëhet në formën e një reklamimi në Google Search page ose në Google Display Network. Ne dhe shitësit – palë të treta përfshirë dhe Google, ndajmë cookies (të tilla si Google Analytics) për të analizuar impaktin e reklamës sonë, përdorime të tjera të shërbimeve reklamuese si dhe nivelin e interaktivitetit me këto impresione dhe shërbime reklamuese dhe shërbime të tjera reklamuese të lidhura me vizitat në faqen tonë. Ju mund të rregulloni përmes përcaktimeve tuaja mënyrën sesi Google ju shfaq mesazhe reklamuese.
    Ne përdorim platfomat e marketingut dhe re-marketingut të Facebook, të cilat përfshijnë përdorimin e të dhënave, nga ne dhe palët e treta përfshirë Facebook, për t’ju shfaqur ju materiale reklamuese sa herë që vizitoni faqen tonë. Kjo mund të realizohet në formën e reklamimit në platformën Facebook. Ne dhe palët e treta, përfshirë dhe Facebook, ndajmë cookies për të analizuar impaktin e shërbimeve tona të reklamimit, përdorime të tjera të reklamave si dhe mundësinë e interaktivitetit me këtë impakt të shërbimeve tona reklamuese sa herë që ju vizitoni faqen tonë.
    Ne përdorim cookies nga platforma Google Analytics për të mbledhur statistika demografike dhe të interesave, analiza e të cilave fokusohet tek grumbullimi i të dhënave më shumë se tek identifikimi personal i përdoruesve. Këto statistika përdoren për të optimizuar dhe krijuar reklamime të personalizuara që fokusojnë grupe specifike përdoruesish si dhe të përmirësojmë përmbajtjen e faqes sonë. Vizitorët mund të çaktivizojnë opsionin e dërgimit të mesazheve reklamuese nga Google Analytics si edhe të personalizojnë materialet reklamuese nga Google Display Network.
    Google Analytics cookies na lejojnë ne të mbledhim informacion anonim dhe nuk përmban të dhëna personale. Informacioni i mbledhur Google Analytics cookies në website-n tonë transmetohet dhe ruhet tek software-t e Google në përputhje me Politikën e Privatësisë së Google.
    Ne përdorim pajisje për të gjurmuar rezultatet e Google AdWords and Facebook dhe për të përmirësur mjetet tona reklamuese. Përdorimi i tyre na mundëson të studiojmë nivelin e interaktivitetit midis mesazheve reklamuese dhe materialeve ne faqen tonë.

    Ju mund të refuzoni opsionet e marketingut duke vizituar linqet me poshtë:
    Për Google: https://support.google.com/google-ads/answer/2375362?co=ADWORDS.IsAWNCustomer%3Dfalse&hl=en
    Për Facebook: https://www.facebook.com/adpreferences/ad_settings/?entry_product=account_settings_menu
    Për AdForm: https://site.adform.com/privacy-center/platform-privacy/opt-out/

    2. Manaxhimi dhe fshirja e cookies:
    Ju mund të pranoni ose refuzoni cookies duke ndryshuar cilësimet në shfletuesin tuaj. Nëqoftëse ju c’aktivizoni cookies, mundet të rezultojë e pamundur për ju të përdorni plotësisht vecoritë e faqes sonë.
    Shumica e shfletuesve ju lejonë të kontrolloni dhe manaxhoni cookies pavarësisht cilësimeve të ruajtura më parë.
    3. Cookies na ndihmojnë ne:
    – Ta vendosim website në shërbimin tuaj sipas nevojës dhe pritshmërive Tuaja;
    – Të ruajmë cilësimet tuaja gjatë vizitës;
    – Të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme webite-in tonë për ju;
    – Të përmirësojmë eficencën e marketimit.
    4. Ne nuk i përdorim cookies për:
    – të mbledhur të dhëna personale të identifikueshme – ne do t’ju kërkojmë gjthmonë në mënyrë të shprehur për konfirmimin tuaj në mënyrë që ne të mbledhim informacion me të tilla qëllime;
    – të mbledhur të dhënat tuaja personale sensitive pa pëlqimin tuaj të shprehur.
    5. Përdorimi i cookies bëhet në disa kategori:
    Cookies për veçoritë e website:
    Ne përdorim cookies për të bërë që website jonë të punojë më mirë. Për shembull ne ruajmë informacion në çdo identifikim tuajin në website në mënyrë që ju të mos ju duhet të identifikoheni çdo herë që vizitoni një faqe të ndryshme gjatë sesionit tuaj.
    Pasi largoheni ose mbyllni shfletuesin, sesioni i cookies do të fshihet.
    Cookies për qëllime analitike:
    Programet analitike përdorin cookies për të mbledhur të dhëna statistikore që na ndihmojnë ne të përmirësojmë website-n tonë. Vetëm nëqoftë se ju në mënyrë të shprehur na vini në dispozicion informacion përmes plotësimit të një forme me shkrim apo përmes telefonit, të gjitha të dhënat e mbledhura nga programet analitike do të ruhen në mënyrë anonime dhe ne shikojmë vetëm vlera të përgjithshme dhe jo të dhëna specifike identifikuese.
    Shembujt përfshijnë:
    – Si arritët tek website jonë (p.sh. përmes një motorri kërkimi, reklamës etj.);
    – Veprimet që ju bëni në ëebsite të tillaa si numri i faqeve të vizituara, koha e shpenzuar në cdo faqe, në cilën faqe vizitorët u larguan nga website;
    – Sa shpesh ju riktheheni te eebsite jonë;
    – Teknologjia e përdorur nga vizitorët (p.sh. shfletuesi, sistemi i operimit, pajisja etj)
    Për të mësuar më shumë rreth cookies në përgjithësi dhe mënyrës si mund të manaxhihen, jeni të lutur të vizitoni www.aboutcookies.org.
  5. TË DREJTAT TUAJA NË LIDHJE E TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
    1. Ju gëzoni të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale, të tilla si:
    – të na kërkoni t’ju vendosim në dispozicion informacion shtesë në lidhje me ënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja;
    – të kërkoni të aksesoni të dhënat tuaja si dhe të kërkoni të pajiseni me një kopje të tyre;
    – të pajiseni me të Dhëna Personale që ju përkasin dhe që Ju i keni ndarë me ne në një mënyrë të strukturuar, me përdorim të gjërë, në format të lexueshëm nga pajisjet automatike dhe atje ku është teknikisht e mundur – t’i transferoni këto të dhëna tek një Kontrollues tjetër pa penggesë nëqoftëse përpunimi i të dhënave tuaja bazohet ne pëlqimin taj, në marrëveshje apo realizohet me mjete të automatizuara;
    – të na kërkoni të përditësojmë çfarëdolloj pasaktësie në të dhënat që ne kemi të ruajtura;
    – të na kërkoni të fshijmë ose të anonimizojmë të gjitha të dhënat tuaja për të cilat ne nuk kemi një bazë ligjore në fuqi për t’i përpunuar;
    – kur përpunimi bazohet mbi një pëlqim të dhënë për qëllime të marketingut direkt, Ju mund të tërhiqni pëlqimin e dhënë në mënyrë që ne të mos vijojmë të përpunojmë të dhënat tuaja më tej;
    – të kundërshtoni çdo përpunim me qëllim të vendimmarrjes individuale të automatizuar (përfshirë dhe profilizimin) atëherë kur kjo ju prek Ju, ndërkohë që keni mundësinë të kërkoni ushtrimin e ndërhyrjes të faktorit human nga Kontrolluesi, të drejtën për të shprehur këndvështrimet tuaja si dhe për të kundërshtuar vendimin e marrë;
    – të na kërkoni të limitojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale p.sh. përgjatë investigimit të një ankese.
    2. Procedura e ushtrimit të të drejtave:
    – Ju mund të dorëzoni një kërkesë për të ushtruar të drejtën tuaj tek Personi jonë i kontaktit në mënyrat si vijon: në rrjet, me postë (përfshirë dhe postën elektronike), përmes telefonit ose fax-it etj.
    – Secila prej kërkesave/aplikimeve tuaja pranohet nga ne me një numër protokolli hyrës, shqyrtohet, ne verifikojmë identitetin tuaj dhe të drejtën që ju doni të ushtroni dhe ne ju përgjigjemi brenda 1 muaji nga marrja e kërkesës në dorëzim. Për rastet më komplekse apo gjatë një periudhe të ngarkuar me kërkesa apo ankesa, periudha e kthim-përgjigjes nga ana jonë, mund të zgjatet edhe me 2 muaj të tjerë dhe ne do t’ju informojmë nëqoftëse ky do të jetë rasti. Nëqoftëse vërtetohen arsye për të refuzuar kërkesën tuaj, ne do t’ju listojmë këto arsye me shkrim, për interesin tuaj.
    – Ushtrimi i këtyre të drejtave është subjekt përjashtimesh si p.sh. kur e drejta e subjektit të të dhënave konkuron me nevojën për të mbrojtur interesin publik (p.sh. në parandalimin apo zbulimin e krimeve), ose me interesin tonë, ose me të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

    Nëqoftëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju lutem të na kontaktoni përmes detajeve të kontaktit të personit tonë të kontaktit, të dhëna në Nenin 1 më sipër (Nga e Hëna në të Premte nga ora 09:00 a.m. deri më 06:00 p.m.).
    Nëqoftëse ju nuk jeni të kënaqur nga mënyra se si ne përpunojmë të dhënat tuaja apo me një përgjigje të marrë prej nesh në lidhje me ushtrimin e të drejtave tuaja, keni të drejtën të depozitoni një ankesë administrativisht pranë Komisionerit të të drejtes së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale përmes: https://www.idp.al/ankohu-3/.
    Ne ju lutemi që të përpiqeni ta zgjidhni çështjen duke na kontaktuar ne më parë, pavarësisht faktit se ju keni të drejtën të ankoheni pranë Autoritetit në çdo kohë.
  6. NDRYSHIMI I TË DHËNAVE PERSONALE DHE PËRFUNDIMI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
    1. Na informoni menjëherë për çdo ndryshim në të dhënat tuaja personale që ju i keni ndarë me ne. Sëbashku me kërkesën tuaj dorëzoni edhe dokumentacion mbështetës që vërteton ndryshimin e të dhënës personale (p.sh. certifikatë që vërteton ndryshimin e emrit).
    2. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të kontrolluar të dhënat tuaja personale rregullisht si dhe për t’i mbajtur ato të plota dhe korrekte.
  7. PËRDITËSIMI I POLITIKËS
    Ne mund të bëjmë ndryshime në këtë Politike Privatësie përgjatë kohës. Ndryshimet në këtë Politikë do të hyjnë në fuqi kur Politika të jetë rishikuar dhe të jetë publikuar në Website dhe një njoftim mbi përditësimin do të publikohet.

IuteCredit Albania Sh.a.